Bashkatdhetarët tanë në vendet perëndimore të cilët kanë kryer pushimet për festat e fund-vitit në Kosovë tashmë kanë filluar të kthehen në vendet ku jetojnë e punojnë. Ashtu si çdo herë, qoftë verë apo dimër, edhe kësaj radhe ata janë duke u përballur dhe do të përballen me pritje në vendkalimet kufitare, meqë shumica prej tyre zgjedhin kufirin për të kaluar nëpër Serbi, pasi rruga është me e shkurtë, sa u përket kilometrave. por jo edhe kohës. Kolonat po vërehen vendkalimet kufitare me Serbinë, te Dheu i Bardhë dhe në Merdarë. Vendkalimet tjera kufitare, tani për tani janë të qeta dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
