Bashkatdhetarët që kanë ardhur këtë verë në Kosovë, sipas hulumtimeve të bëra nga organizatat joqeveritare, kanë shpenzuar rreth gjysmë miliardi euro. Ani se të dhënat zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës për remitenca më të fundit janë vetëm deri në muajin maj, sipas ekspertëve që i kanë bërë këto hulumtime, thuhet se të hollat e derdhura në forma të ndryshme janë një infuzion për ekonominë e Kosovës, sidomos në kohë të pandemisë. Sihana Bejtullahu nga Organizata joqeveritare “Germin”, organizatë kjo që merret kryesisht me çështje të diasporës, thotë për KosovaPress se shpenzimet e bashkatdhetarëve gjatë sezonit të verës arrijnë shifrën e 500 milionë eurove. Derisa sipas Bejtullahut, numri i bashkatdhetarëve që kanë hyrë në Kosovë këtë sezon vere, është mbi 1 milion.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …