Pritjet për të dalë nga Kosova në pikat kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë deri në një orë e gjysmë

Bashkatdhetarët që po vijnë për pushime në Kosovë po presin rreth 4 orë në kufi brenda territorit të Serbisë

Bashkatdhetarët tonë që po vijnë nga shtetet perëndimore për pushime në Kosovë, po presin rreth 4 orë në kufi brenda territorit të Serbisë. Pritjet më tp gjata janë në pikën kufitare në Merdare, ku me raste presin edhe mbi katër orë ndërsa në pikat tjera kufitare, pritjet janë më të shkurta. Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (raporti i orës 21:31), njofton se bashkatdhetarët po presin katër orë e 20 minuta për të hyrë në Kosovë përmes vendkalimit kufitar në Merdar. Ndërsa, pritjet për të dalë nga Kosova në këtë vendkalim kufitar, nga 6 orë sa ishte gjatë ditës, tani janë deri në 70 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare me Serbinë nuk ka pritje të gjata, përveç në Jarinjë, ku po pritet 60-70 minuta në dalje dhe 20 deri në 30 minuta për të hyrë në vendin tonë. Te Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova po pritet deri në 20 minuta, kurse 30 minuta për të hyrë brenda territorit tonë” njofton Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …