Aeroporti “Adem Jashari” kërkon nga të gjithë udhëtarët që të paraqiten 3 orë para kohës së rregullt të fluturimit

Bashkatdhetarët që vijnë nga vendet që Kosova i konsideron me rrezikshmëri të lartë duhet të posedojnë testin PCR negativ

Që nga 13 nëntori në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja kufizuese për shkak të pandemisë COVID-19. Me vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës disa rregulla vlejnë edhe për bashkatdhetarët. Bashkatdhetarët që vijnë nga shtetet që Kosova aktualisht i konsideron me rrezikshmëri të lartë duhet të posedojnë testin PCR negativ. Qendra Kombëtare për Menaxhim kufitar ka njoftuar se shtetet të cilat aktualisht Kosova i konsideron me rrezikshmëri të lartë të infektimit me coronavirus janë: Gjermani, Danimarka, Qipro, Sllovakia, Spanja, Franca, Italia, Britania e Madhe, Holanda, Rumania, Belgjika, Çekia, Austria, Irlanda, Hungaria, Luksemburgu, Islanda, Sllovenia, Malta, Polonia, Kroacia, Lihtenshtajni, Polonia dhe Bullgaria.

Kontrolloni gjithashtu

Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban

Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …