Bashkatdhetarët tanë të shumtë, të cilët kanë marrë rrugën për në vendlindje, me rastin e festave të fund-vitit, po ballafaqohen me pritje të gjata në kufirin me Serbinë. Në hyrjen e pikës kufitare në Jarinje qytetarët po presin deri në katër orë e kolonat janë më të gjata se në 2 kilometra. Edhe në pikën kufitare te “Dheu i Bardhë” mërgimtarët që po vijnë nga vendet e Evropës po presin për të hyrë në Kosovë për më shumë se dy orë. Pritje të gjata janë edhe në Merdar dhe në pikëkalimet e tjera, ka bërë të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.