Me iniciativën e bashkatdhetarit Naim Tahiri nga Syrigana e Skenderajt, i cili jeton dhe vepron prej shumë vitesh në Zvicërr dhe shumë përkrahësve të tjerë janë mbyllur 134 gropa në rrugën Runik-Syriganë. Kjo rrugë nuk është riparuar që nga koha e ish Jugosllavisë, për çdo vit merren iniciativa nga ana e banorëve të këtyre dy fshatrave për mirëmbajtjen e kësaj rruge. Donatori dhe iniciatori kryesor i kësaj nisme ka thënë së këtë punë e ka bërë vetëm për t’ua lehtësuar udhëtimin e banorëve të fshatit. Kjo iniciativë është përkrahur edhe nga rinia e rajonit të Runikut. “Sot përfundojë iniciativa e organizuar për eliminimin e 134 gropave të shëmtuara në rrugën Runik-Syriganë. Banoret e fshatit si përherë, aktivë dhe të palodhshëm. Faleminderit Naim Tahiri dhe të gjithë mbështetësve të tjerë, për këtë punë të mirë dhe të shëndoshë”, ka shkruar aktivisti rinor dhe përkrahësi i kësaj iniciative Agron Kajtazi.
Kontrolloni gjithashtu
Avdullah Hoti: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga pavarësia, pa rezultate dhe me degradim për vendin
Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet nga LDK, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin …