Nisma e Batalionit të parë, të Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci”, për blerjen e një banese për veteranin e UÇK-së, Basri Sulejmani nga Bujanovci, u realizua. Qëllimi për sigurimin e një kulmi mbi kokë për veteranin e UÇK-së, është arritur. Me këtë rast, janë falëndëruar kontribuesit nga të gjitha trojet shqiptare dhe ata nga diaspora që pa hezitim ndihmuan në arritjen e këtij qëllimi. Ish-ushtari i Batalionit I të Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci” tash e sa kohë ka qenë duke jetuar në një shtëpi me qira në Mitrovicë, pas mohimit të së drejtës për t’u kthyer në vendlindje, në Bujanoc, pasi regjimi serb në Beograd ka lëshura urdhër arrest për shkak se ka marrë pjesë në luftën e UÇK-së dhe UÇPMB-së.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …