Bashkëpunimi i komunave të Kosovës dhe atyre të Italisë, po shihet si një bashkëpunim i një rëndësie të madhe

Bashkëpunimi i komunave të Kosovës dhe atyre të Italisë, po shihet si një bashkëpunim i një rëndësie të madhe

Bashkëpunimi në nivelin komunal në mes të Kosovës dhe Italisë, po shihet si një bashkëpunim i një rëndësie të madhe. Së fundmi në ambientet e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal është nënshkruar marrëveshja Bashkëpunimi Komunal Ndërkombëtar mes komunave të Kosovës, Lipjan dhe Fushë Kosovë me komunat, Civita dhe Frascineto të Kalabrisë në Itali. Rozafa Ukimeraj, sekretare e përgjithshme e MAPL-së, tha se bashkëpunimi mes komunave Frascineto dhe Civita të Italisë me Fushë Kosovën dhe Lipjanin, është shumë me rendësi. Sipas saj këto marrëveshje kanë për qëllim shkëmbimin e përvojave në disa fusha të rëndësishme si: Bashkëpunimi në fushën e zhvillimit ekonomik lokal, në fushën e artit, kulturës, në arsim dhe shkëmbimin e përvojave të institucioneve shkollore dhe shoqatave kulturo- artistike. Ajo bëri me dije se do të ketë edhe marrëveshje të tjera të komunave të Kosovës me komuna dhe shtete të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, kritikon Albin Kurtin, në refuzimin e tij për t’ u paraqitur në Prokurorinë Speciale

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, kritikoi kryeministrin Kurti, i cili refuzoi të paraqitet para …