Bashkëpunimi komunë dhe qytetar,  prioritet për komunën e Ferizajt

Në kuadër të Kontratës së Agjendës Sociale, gjatë ditës së sotme është mbajtur një takim me drejtues të gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” si dhe me drejtues të shkollës “Elena Gjika” në komunën e Ferizajt. Në këtë takim është diskutuar për çështjen e “Avancimit të hapësirave shkollore dhe pajisjet me mjete për të dyja shkollat”. Për gjimnazin, është paraparë që të bëhen tabelat digjitale, ndërkaq për shkollën e mjekësisë funksionalizmi i kabineteve të mjekësisë, kimisë dhe farmacisë. Me këtë rast është diskutuar për prioritizimin e pajisjeve që mundësojnë funksionalizmin e kabineteve të shkolla. Me këtë rast përfaqësuesit e komunës, kanë identifikuar nevojën për përmirësimin  e procesit mësimor, përmes vendosjes së tabelave digjitale në 6 kabinete të Gjimnazit si dhe funksionalizimin e  kabineteve në shkollën e mjekësisë. Adresimi i kësaj çështje të komuniteti konsiston me krijimin e një mjedisi të avancuar për mësim duke  përdorur teknologjinë e informacionit në procesin mësimor. U tha se kjo do të ndihmojë edhe  në avancimin e punës praktike dhe kompletimin e mësimeve teorike që marrin nxënësit përmes krijimit dhe funksionalizimit  të kabinetit për kimi, farmaci dhe biologji. E gjithë kjo po bëhet në kuadër të bashkëpunimit mes institucionit të Komunës së Ferizajt dhe qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …