Bashkëpunimi ndërinstitucional për një ambient të sigurt në shkolla

Policia e Kosovës në Malishevë në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit dhe Edukimit mbajtën takim me një pjesë të drejtorëve të shkollave, ku u diskutua Siguria në shkollë dhe hapat që po ndërmarrin në parandalimin e dukurive negative.

Komandanti i stacionit policor në Malishevë, Nazmi Zogaj u tregua i gatshëm për bashkëpunim me të gjitha palët që ambienti i mirë dhe i sigurt në shkolla të vazhdoj.

Drejtoresha për Arsim dhe Edukim Arbresha Krasniqi, theksoi se komuna do të ofroj të gjitha mundësitë që prioriteti ynë të forcohet me sigurimin e kushteve edhe më të mira për nxënës dhe stafin arsimor, në nivelin e sigurisë në shkolla. Drejtorët e shkollave nga komuna e Malishevës parashtruan kërkesat e tyre për një ambient të sigurt dhe të motivuar për nxënësit në mësimnxënie dhe për mësimdhënësit në mësimdhënie si dhe të avancohet bashkëpunimi me prindër dhe struktura tjera të shkollës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …