Me qëllim për t’ju mbajtur të informuar; Komuna e Deçanit, respektivisht Shtabi Komunal për Menaxhimin e Emergjencës COVID-19. Është duke u përkujdesur nga afër për pacienten nga Lëbusha e Deçanit, e cila ndodhet në Prishtinë si dhe për familjen e saj bashkëshortin dhe dy fëmijët të cilët po ashtu nuk janë në Deçan!
Kemi marrë përsipër për familjen të gjitha shpenzimet e nevojshme!
Lajmi i mirë është se bashkëshorti dhe fëmijët kanë rezultuar negativ tashmë!
Urojmë që sa më shpejtë pacientja të shërohet dhe të kthehet në Lëbushë të Deçanit!
Është krejt e zakonshme në këtë kohë të jemi të prekur nga Corona Virusi i cili e ka pushtuar tërë botën. Njëkohësisht është e domosdoshme të solidarizohemi me njerëzit që tanimë janë të prekur nga ky virus, ka thënë Shtabi Komunal për Menaxhimin e Emergjencës në Deçan.