Bashkëshortja e Ilir Metes, Monika Kryemadhi, pesë orë rresht është marrë në pyetje nga SPAK-u, në Tiranë

Monika Kryemadhi pesë orë rresht është marrë në pyetje nga SPAK-u. Pas daljes nga hetimet  ka dhënë një komunikim për mediat.  E pyetur nga gazetarët rreth arsyes që është thirrur, Kryemadhi është shprehur: Isha për tu përgjigjur rreth padisë së rremë që ka bërë Veliaj. Iu përgjigja të gjitha pyetjeve dhe në bazë të të dhënave të mia dhe ato që ka mbledhur SPAK ballafaquam gjërat që kanë të bëjnë për akuzat që kanë ngritur. Besoj që e ezauruam aspektin e pyetjeve dhe të përgjigjeve, e firmosa me vetëdije të plotë duke marrë përgjegjësitë e mia si qytetare, deputete, bashkëshorte, nënë. Padia që është dorëzuar në SPAK nga dy ushtarët e bindur të Veliajt, është paditur nëna ime, vëllai dhe fëmijët e mi.

Kontrolloni gjithashtu

J. Hargreaves: Dërgimi i Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese mund të përshpejtojë anëtarësimin e Kosovës në KE

Ambasadori anglez, në Kosovë, Xhonathan Hargreaves, shprehu keqardhjen që Kosova nuk është bërë ende pjesë …