Sekretar i përgjithshëm i Bashkësisë Islame të Kosovës, Resul Rexhepi duke folur për Radion Evropa e Lirë, lidhur me projektligjin mbi fetë në Kosovës vlerëson se rregullimi statusit të bashkësive fetare, përfshirë edhe bashkësinë që ai përfaqëson, ka qenë dhe është i domosdoshëm, por sugjerimet për projektligjin, të cilat i ka dhënë Bashkësia Islame e Kosovës, nuk janë marrë parasysh. Lidhur me ecurinë deri te projektligji, ai thotë se Bashkësia Islame e Kosovës asnjëherë nuk është konsultuar. Ka 4 vjet që kam përfaqësuar Bashkësinë Islame, formalisht, në Grupin punues, ku ndonjëherë kemi biseduar dhe shqyrtuar këtë projektligj. Propozimet e Bashkësisë Islame janë injoruar dhe asnjëherë nuk janë marrë parasysh. Unë vetëm fizikisht kam qenë i pranishëm. Kështu që, deri më tash, prej momentit kur ligji është refuzuar nga ana e Kuvendit dhe nuk është miratuar, deri në këtë moment që unë po flas, askush nuk na ka njoftuar diçka, as nuk na ka pyetur diçka, as nuk na ka konsultuar e as nuk është marrë me ne”, thotë Resul Rexhepi, i cili përfaqëson Bashkësinë më të madhe fetare në vend, e cila grumbullon më shumë se 90 për qind të besimtarëve të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …