Bashkësia ka përgëzuar besimtarët në Kosovë, diasporë dhe në trojet shqiptare duke u dëshiruar agjërim të lehtë. Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë se muaji i bekuar Ramazan fillon ditën e enjte, më 23 mars 2023. Me rastin e fillimit të muajit Ramazan, Kryesia e BI-së, përgëzon besimtarët në Kosovë, diasporë e trojet tona, duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetve dhe solidaritet me njëri-tjetrin”, thuhet në urimin e BIK-ut. Sipas traditës islame, Ramazani është muaji kur vargjet e para të Kur’anit, iu shpallën Profetit Muhamed më shumë se 1.400 vjet më parë dhe përfshinë agjërimin.