Sipas kalendarit hënor tanimë gjendemi në muajin e Shenjtë të Ramazanit, periudhë kjo më e veçuar prej myslimanëve pasi që është një periudhë ku të gjithë besimtarët e fesë islame agjërojnë, duke u ndaluar nga ushqimi dhe pija për një muaj rresht. Njëkohësisht sot janë falur edhe teravitë e para që është një rit më i veçantë dhe që nuk bëhet jashtë këtij muaji dhe periudhave të tjera të vitit. Lidhur me organizimet e parapara nga Bashkësia Islame e Kosovës ka folur sekretari i këtij institucioni Ahmet Sadriu. Sadriu thotë se BIK-u është munduar që të bëj organizim sa më të mirë. Ai iu bëri thirrje besimtarëve myslimanë që t’i respektojnë masat anti-Covid. Sekretari i Bashkësisë Islame theksoi se ata që janë të infektuar nuk duhet t’i frekuentojnë xhamitë. Ai po ashtu pati porosi edhe për personat e shtyrë në moshë që namazin ta kryejnë edhe në shtëpitë e tyre.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …