Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, njësoj si vitet tjera edhe këtë vit vazhdon traditën e tubimit dhe therjes së kurbaneve për nevojat e nxënësve të Medresesë dhe besimtarëve mysliman me gjendje të rëndë materiale. Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për medie, ku edhe janë bërë të ditura detaje. “Edhe këtë vit Kryesia ka vendosur që çmimi për një kurban të jetë 120 euro ose kundërvlera e këtij çmimi. Luteni që porositë e të interesuarve të na i dërgoni në kohën optimale, kur dhe mundemi ta kryejmë në plotni amanetin tuaj”, thuhet në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …