Muslimanët edhe në Kosovë po kremtojnë festën e Fitër Bajramit, festë kjo që vjen pas agjërimit të muajit të Ramazanit. Për shkak të pandemisë të krijuar nga Covid-19, edhe këtë vit, është hequr dorë nga ceremonia e manifestimit tradicional të kësaj feste. Në xhamitë e Kosovës nuk kishte ceremoni të zakonshme, por u fal vetëm Namazi i Bajramit. Në këtë ditë u dhanë mesazhe për tolerancë e solidaritet, por edhe kujdes ndaj pandemia Covid-19. Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava tha se po shënojnë festën e Fitër Bajramit, e cila ngërthen në vete përkushtimin ndaj krijuesit të gjithësisë të cilin besimtarët me bindje e përkushtim e dëshmuan gjatë tërë muajit të ramazanit. Ternava apeloi te të gjithë që ta ruajnë shëndetin e tyre dhe të të tjerëve, pasi pandemia ende është në mesin tonë. Përndryshe, Bashkësia Islame e Kosovës për shkak të pandemisë nuk ka organizuar as pritje në këtë institucion.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …