Bashkësia Islame e Kosovës iu ka drejtuar një urdhër të gjithë imamëve dhe personelit administrativ, lidhur me qëndrimet e tyre politike në periudhën e fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Në vendim u jepet vërejtje nëpunësve administrativë dhe fetarë që të shtojnë kujdesin karshi paraqitjeve mediale, si dhe qëndrimeve në rrjete sociale. BIK-u ndalon qëndrimin personal politik, pjesëmarrjen në fushatë zgjedhore, të qenit aktivist i ndonjë partie politike apo edhe kandidat për deputet. Çdo veprim i tillë nga sa u përmend më lart, konsiderohet shkelje e Kushtetutës së BIK-ut, ligjeve dhe akteve tjera normative të saj, për çfarë edhe do sanksionohen”, thuhet ndër të tjera në vendim.
Kontrolloni gjithashtu
Besnik Tahiri: Nëse vijmë në pushtet, ne do ta dërgojmë draftin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim
Besnik Tahiri nga AAK, deklaroi kryeministri Albin Kurti nuk po synon të fitojë në zgjedhjet …