Kemi dorëzuar një kërkesë për ministren e arsimit Zonja Arbërie Nagavci,kërkesa e bashkësisë lokale për mbylljen e shkollës fillore Asllan Thaqi në Karaqevë. Me vendim të kreut të komunës u mbyll kjo shkollë që numëron mbi 100 nxënës, në mesin e 15 shkollave është edhe Karaqeva. E nderuara ministre ne ju falënderojmë për vendimin e hapjes së shkollave, përzemërsi ju falënderojmë nga brezi kufitar për hapjen e kësaj shkolle ja kthyet buzëqeshjen fëmijëve tan dhe tërë komunitetit.
E nderuara ministre cili është vendimi i juaj për fillimin e vitit shkollor 2021/2022 a dot hapen shkollat prapë në shtator të vitit 2021 a jeni prapë që të hapen këto shkollat,apo vetëm për të mos humbur viti dhe a mendoni se në brez kufitar që duhet hapur shkollat dhe të stimulohet ky komunitet. Mbesim me shpresë se prapë me lloj kërkese që të filloj të vazhdoj mësimi në brezin kufitar,të gjitha institucionet RKS janë të njoftuar me halle dhe brenga dhe jepja primatin komunës së Kamenicës që sytë i kemi të gjithë nga ju,dhe mbesim me shpresë se do të na dilni në ndihmë. Me respekt. Karaqevë e Poshtme.
Nga bashkësia lokale Karaqevë e Poshtme.
Kryetari i Bashkësisë Lokale Selver Lenjani.