Ka vazhduar debati rreth Kodit Civil i Kosovës, lidhur me lejimin e martesave mes gjinive të njëjta, e cila është një pikë me rëndësi që e kërkon nga të gjitha shtetet bashkimi Evropian, ashtu sikur edhe ligjin për mbrojtjen e qenve, kafshëve të egra etj. Aktin e martesës mes gjinive të njëjta e lejon Kushtetuta e Kosovës, e cila në disa segmente është derivat i Pakos së Ahtisarit, por këtë nuk e lejon Kodi Civil i Kosovës dhe Ligji për familjen. Kodi Civil i Republikës së Kosovës, Neni 1138 kapitulli për martesën thotë: “Martesa është bashkësi e regjistruar ligjërisht ndërmjet dy bashkëshortëve të sekseve të ndryshme, me anë të së cilës ata lirshëm vendosin që të jetojnë së bashku si burrë e grua. Martesa është bashkësi jetësore e vazhdueshme e burrit dhe gruas, ligjërisht e rregulluar. Martesa lidhet me dhënien e pëlqimit të burrit dhe gruas dhe nënshkrimin e tyre para zyrtarit, të gjendjes civile”. Bashkësia Islame e Kosovës, Ipeshkëvia e Kosovës, Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës dhe Bashkësia Hebraike e Kosovës, së bashku kanë dalë me një qëndrim rreth Kodit civil që pritet të hidhet në votim në Kuvendin e Kosovës. Këto bashkësi fetare pas konsultimeve mes vete, kanë kundërshtuar kodin civil, që pritet të votohet në Kuvendin e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …