Bashkim Idriz Kerolli (10.12.1971 – 17.7.1998)

Bashkim Idriz Kerolli (10.12.1971 – 17.7.1998)

Bashkim Idriz Kerolli, u lind me 10 dhjetor të vitit 1971, në fshatin Polac të Skenderajt, nga nënë, Hamidja dhe babë, Idrizi. Shkollën fillore, “Drenica”, e kreu në vendlindje. Ishte fare i ri në moshë kur iu bashkua demonstratave të viteve 90-ta, në Mitrovicë, Skenderaj dhe në Drenas. Bashkimi, qysh në rininë e tij të hershme ishte i frymëzuar nga të parët liridashës si Hasan Prishtina, Azem Bejta, Shotë Galica e shumë atdhetarë të tjerë të trevës së Drenicës.
Në dimrin e 28 shkurtit të viti 1998 kur krisi pushka për Liri, Te 6 Lisat, në Likoshan e në Qirez, ai iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Më vonë u bashkua me Ilaz Kodrën e Fehmi Lladrovcin dhe shumë bashkëluftëtarë të “Brigadës 114 të Zonës Operative të Drenicës. Meqë nuk kishte armë të mjaftueshme për vullnetarët e lirisë, vendos që të niset për në Shqipëri, qysh në Grupin e parë të verës së vitit 1998. Ishte ndër vullnetarët e parë të kësaj zone që u nis me bashkëluftëtarët e tij për të marrë armatim dhe municion për nevojat e luftës.
Grupi i parë u nis me 15 qershor të vitit 1998, nga Likoci i Drenicës, në përbërje të së cilit ishin diku mbi 1 mijë e 300 luftëtarë në mesin e tyre: Isuf Hoti, Xhemë Koca, Sabit Koca, Qazim Xani, Bali Goxhuli, Murtez Dajaku, Musli Geci e shumë luftëtarë të tjerë. Ishte njëri ndër grupet më të mëdha i organizuar nga Komandanti Bekim Berisha (Abeja), dhe luftëtari i lirisë, Bedri Shala.
Pas tre ditë udhëtimi në këmbë nga Likoci arrijnë në Junik pastaj në Gjocaj e në Stane të brezit kufitar arrijnë në Tropojë. Aty kanë qëndruar rreth një muaj, janë stërvitur nga komandantët; Bekim Berisha Abeja, Bedri Shala, Xhabir Zharku, Musli Geci e të tjerë. Më 15 korrik të vitit 1998, grupi i armatosur arrin deri në kufi. Në orën 2:15 minuta të datës 17 korrik 1998, bien në pritën e forcave serbe tek vendi i quajtur “Rrasa e Zogut” në Padesh. Ishin shumë bashkëluftëtarë në momentin e rënies në pritë.
U zhvilluan luftime të ashpra mes forcave serbe dhe luftëtarëve të UÇK-së. Forcat ushtarake serbe përdorën raketa ndriçuese pastaj minahedhës e armë të tjera të rënda. Me të rënë predha e parë e armikut serb, Bashkim Kerollin, e godet në kokë pjesa e minahedhësit, dhe ndërron jetë në prehrin e bashkëluftëtarit, Agim Hoti po ashtu i plagosur rëndë. “Aty janë plagosur rëndë, edhe Qazim Xani, Isuf Hoti, Murtez Dajaku, Xhemë Koca, Arben Muqaj, Bali Goxhuli, Sabit Koca, Esat Jashari e shumë bashkëluftëtare tjerë. “Pas plagosjes jemi tërhequr zvarrë deri në kufi. Disa kanë kaluar kufirin, ne të plagosurit kemi marr ndihmën e parë, në Tropojë në ambulantë, pastaj në spitalin regjional të Bajram Currit. Pastaj jemi bartur me helikopter në spitalin ushtarak në Laprakë të Tiranës. Pas një muaji jemi shëruar prapë jemi ri organizuar për të hyrë në frontin e luftimeve në Kosovë. Aty ishim bashkë me Bekim Berishën e Bedri Shalën. Ata janë ndalur në Junik. Ne këmbë hymë në Junik e vazhduam deri ne Likovc”.
Pastaj vazhduan luftimet ku ishin të pranishëm luftëtarët e lirisë edhe në luftime tjera anë e kënd vendit deri në çlirimin e vendit. Më 30 mars të viti 2013, nga familjaret dhe bashkëluftëtarët janë gjetur eshtrat e Bashkim Kerollit, “Te Rrasa e Zogut” në vendin ku kishte rënë. Isuf Hoti nuk u ndal deri sa i gjeti eshtrat e bashkëluftëtarit dhe i solli mbi supe. Bashkim Idriz Kerolli u varros në Polac, pastaj është ri varrosur në Kompleksin Memorial, në Marinë të Skenderajt. Bashkimi ka lënë pas vetës vëllezërit: Rrahimin, Brahimin e Afrimin dhe motrat Sadinë e Resminë.
Familja e dëshmorit ka marrë mirënjohje nga SHP i UÇK-së, nga Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë së Përkohshme, si dhe nga shoqatat e luftës. Një rrugë në Polac mban emrin e dëshmorit, Bashkim Kerolli. Urdhri “ Hero i Kosovës” për trimëri dhe sakrificë i është ndarë nga kryetari i Kosovës Hashim Thaçi. (Agim Hoti)

Kontrolloni gjithashtu

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …