Bashkim Ismail Suka (2.2.1979 -11.3.1999)

Bashkim Ismail Suka (2.2.1979 -11.3.1999)

Menjëherë pas rikthimit të Xhelal Hajdës – Tonit dhe të Selajdin Mullabazit – Micit, më 22 shtator të vitit 1998, në Rrafshin e Anadrinit, bërthama e Batalionit të Rahavecit vendoset në fshatrat: Piranë, Qëndresë, Krushë e Vbgël, Krushë e Madhe, Nagac, Hoçë e Vogël e Brestos, por me pretendime që luftëtarët e lirisë, pa dallim rajoni, të kazermohen në fshatin Reti, jo larg prej çerdhes së paramilitarëve të Hoçës së Madhe ku ishin stacionuar forcat e mëdha paramilitare serbe që prisnin për ta sulmuar pikërisht fshatin Reti dhe kështu të thërmo-hen: Batalioni i Lugut të Drinasit, Batalioni i Lugut të Brestosit, Batalioni i Drenocit dhe ai i Rahavecit dhe të pamundësohet zhvillimi i Brigadës 124 “Gani Paçarizi”, e së andejmi edhe i brigadave 125, 126, 127 e 128 të Zonës Operative të Pashtrikut.

Pas rënies së komandantëve Toni e Mici më 6 nëntor të vitit 1998, Retia, fshat – kazermë, jo vetëm që nuk u thërmua, por forcohet edhe më tepër, sepse krahas Brigadës 124 “Gani Paçarizi” të areales luftarake të Rahavecit. në Reti riorganizohet edhe Brigada 125 e Prizrenit me pretendime që të zhvillohet, të konsolidohet dhe të shtri-het kah Prizreni, përkatësisht kah Vrrini, t’i kthehet Jeshkovës dhe së andejmi të zhvillohet duke u zgjeruar sa në drejtim të Lumës e Hasit ashtu edhe në drejtim të Opojës.

Dhe, pas stërvitjeve në Reti, Njësiti Special i Brigadës 125 të Prizrenit, në javën e parë të marsit 1998, duke shfrytëzuar korridorin: Reti – Qëndresë – Piranë – Tupec, Atmaxhë, Nashec e Kobaj, nën komandën e Hysen Rexhepit depërton në Gjeçin e sotshëm ose në Jeshkovë me destinacion që aty të vendoset komanda e Shtabit të Brigadës 125 dhe së andejmi të zhvillohet koncepti ofansiv dhe defansiv i Remzi Ademajt – komandant Petrit Kodra. Kështu, në fshatin Jeshkovë fillon Epopeja e Vrrinit ose Beteja e Jeshkovës në të cilën morën Përjetësinë: Hysen Rexhepi i Celinës së Anadrinit, Hajdar Shala i Atmaxhës, Ferid Susuri i Zhurit, Hamit Thaçi e Tahir Gashi të Landovicës, Skënder Latifi i Piranës, Ymridin Çengaj, Besnik Kastrati, Alajdin Xhezairi dhe Bashkim Suka, të Prizrenit. Në këtë betejë u zhdukën dhe asnjëherë nuk u kuptua gjë për Ymer, Nuredin, Shemsidin e Hilmi Shalën, Shehadin e Musli Gashin, Rexhep Budurin, Faik Begajn, Bali Avdajn dhe shumë të tjerë, luftëtarë e civilë.

Beteja e Vrrinit mbetet betejë më e përgjakshme që do të shënohet në faqet më të arta të historisë së Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku me turp u thyen paramilitarët, policët dhe ushtarët e “Divizionit të Turpit” i cili marshonte përherë prej Prizrenit dhe pas disfatave që pësonte, hakmerrej mbi popullatën e pafajshme civile në Vrrin, në Anadri e në tërë Kosovën. Njëri prej dëshmorëve të rënë në këtë betejë të kënduar edhe në rapsoditë tona, është dëshmori Bashkim Ismajl Suka.

Bashkim Suka, i biri i Ismajlit të Sukajve të Bllacës heroike dhe i Halimes, bijë e Cakajve të Budakovës Iegjendare, i vëllaj i Florisë, i Muhametit, i Avniut dhe i Abdylit, është i lindur më 2 shkurt të vitit 1979 në Prizren, në “Lagjen e Trimave”, në lagjen ku mbinë filizat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Shkollën fillore, e mbaroi në vendlindje, në Prizrenin e Abdyl Frashërit e të Tahir Sinanit. Po këtu vazhdoi shkollën e mesme duke i vijuar mësimet në departamentin teknik, dega për automekanik pranë Shkollës së Mesrne Teknike “Gani Qafdërbasha” të Prizrenit. Gjatë shkollimit dhe ushtrimeve për këtë degë të zejtarisë, lidhet me Lëvizjen ilegale të rezistencës kombëtare të kohës, Grupi Ilegal i Tususit, njëra prej lagjeve ku me kohë zë të farkohej krijimi i instrumentit të forcës.

Kështu, më 1990, nëpërmjet dajës, Islam Caka, veprimtar i shquar, takohet me Nasimi Elshanin e Nagacit të Anadrinit e më vonë lidhet me Xhevat Berishën, Salajdin Brahën, Ismajl Kryeziun, Elbasan Shoshajn e Mursel Osmanajn,.dëshmorë të kombit, përkatësisht luftëtarë të lirisë dhe kështu, dëshmori Bashkim Suka kyçet në veprimtarinë ilegale që kishte lëshuar flatra nëpër Prizren e veçanërisht pas rënies së dëshmorit Xhemali Berisha, profesor, poet dhe intelektual i shquar i trojeve etnike. Në janarin e vitit 1990 Bashkim Suka merr pjesë edhe në demonstratat e Krushës së Madhe dhe në shënimet e përvjetorëve të parë nëpër fshatrat e Anadrinit për dëshmorët: Nasimi Elshani, Agron Fetahu, Halim Hoti e Hilmi Krasniqi, ndërsa në fshatin Shirokë të Therandës për dëshmorin Besim Ndreca. I tërë gjiri familjar i Ismajl Sukës ndiqej në çdo hap e veçanërisht në fokus të pushtetit serb u vu veprimtaria e të birit Bashkimit; i ndjekur, i rrahur dhe i maltretuar, por i shpëtoi burgosjes dhe kështu me të afërmit e tij në Bllacën legjendare vazhdoi veprimtarinë e vet deri më 1997. Pas këtij viti zë ta vizitojë Drenasin dhe të qëndrojë nëpër fshatrat: Krojmirë, Shalë e Kezharekë dhe kështu lidhet me ilegalen e Drenicës së Adem Jasharit.

Në maj të vitit 1998, me rastin e rënies heroike të dëshmorëve Përparim Thaçi, Fehim Gashi e Sakip Bellaqa, merr detyra shumë të rëndësishme për shtrirjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjendet në formacionin e Shtabit Operativ Lokal për Vrrinin e Prizrenit në Jeshkovë. Menjëherë edhe i fillon stërvitjet ushtarake dhe ndihmon në forcimin e sektorit të logjistikës. Pas kryerjes së stërvitjeve inkuadrohet për veprimtari në Skuadrën e Policisë Ushtarake e më vonë emërohet komandant skuadre në Njësitin Special të Vrrinit, duke bashkëvepruar me shtyllat e rezistencës së armatosur në rajonin e Prizrenit si: Remzi Ademajn, Xhevat Berishën, Hysen Rexhepin, Fatmir Berishën, Agim Shalën, të gjithë dëshmorë të kombit dhe me luftëtarët e lirisë si: Zafir Berisha, Islam Caka, Mursel Osmani, Naser Berisha, Xhemshit Krasniqi e Xhavit Berisha, Elbasan Shoshaj e Ismajl Kryeziu. Veprimtaria e këtillë e Bashkim Sukës ndikoi mbi pushtuesin serb dhe kolaboracionistët që të fokusohet edhe më shumë familja e Smajl Sukës në Lagjen e Trimave, prandaj edhe ia djegin shtëpinë. Vendosja e Bashkim Sukës në Jashkovë kishte rëndësi të shumëfishtë strategjike, operative e logjistike sepse në këtë fshat kishte përkrahje të madhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës; në Jeshkovë vepronin “Djemtë e Vrrinit” të cilët përherë e kishin përkrahjen dhe mbështetjen e vrrinasve. Bashkim Suka, këtu shkëlqeu me heroizëm e për trimëri në Betejën e Korrikut, ndërsa në luftimet e shtatorit të vitit 1998 mbeti një emër i paharrueshëm për vrrinasit dhe për Njësitin Special. Gjatë qëndrimit në fshatin Reti të Anadrinit, shquhet si instruk-tor dhe luftëtar i betejave nëpër Lugjet e Qëndresës dhe gjendet në ballë të Brigadës 125 të Prizrenit e cila kultivonte traditën dhe amanetin e dëshmorit Remzi Ademaj.

Në luftimet e përgjakshme të zhvilluara në Jeshkovë, më 1 dhe 2 shtator të vitit 1998, plagosen rëndë Bashkim Suka dhe Fatmir Berisha, por në saje të përkujdesjes së madhe të dr. Bakiut, të motrave Shala dhe të motrës medicinale, Melihate Hallaqi, plagët e kësaj beteje i mbijetoi Bashkim Suka, ndërsa Përjetësinë e mori dëshmori i kombit Fatmir Berisha i Prizrenit. Në orët mëngjesore të 11 marsit të vitit 1999, Jeshkovën legjendare e rrethojnë hordhitë e egra e barbare ushtarake, paramilitare e policore serbe. Me një arsenal të madh armatimi të të gjitha llojeve e kalibrave sulmohen dhe rrethohen pozicionet e Marsit në Jeshkovë e në Vrri me destinacion permanent Jeshkovën dhe shkatërrimin e Shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Zonës Operative të Pashtrikut, të Brigadës 125 të Prizrenit. Kjo ishte ndër betejat më të ashpra sepse rreth 3 mijë trupa të forcave serbe, të shfrenuara e të çmendura – të përgatitur për masakra mbi popullatën civile, vërsulen mbi rreth 30 luftëtarë të lirisë. Beteja zhvillohet në afërsi “bombë-dore” dhe “fyt për fyti”. Por luftëtarët e lirisë, të komanduar prej Hysen Rexhepit, dëshmor i Jeshkovës dhe luftëtarit Samedin Xhezairi, i njohur si komandant Hoxha, bëjnë rezistencë të pashoqe duke u përbal-luar sulmeve të hordhive të egërsuara e të dehura serboçetnike. Këtu, dhe në këto luftime, më 11 mars të vitit 1999, së bashku me shokët e njësitit, merr Përjetësinë edhe dëshmori i kombit Bashkim Ismajl Suka, komandant skuadre në Njësitin Special të Brigadës 125 të Prizrenit. Më 17 mars 1999, luftëtarët e lirisë – dëshmorët e kombit që ranë më 11 mars në Jeshkovë, varrosen në “Varrezat e Dëshmorëve” të Zonës Operative të Pashtrikut, në fshatin Pagarushë. Kështu, në të mërkurën e 17 marsit, të mbulijar me dëborën e bardhë të pragut të pranverës si pranverat e Hysen Rexhepit, Hajdar Shalës, Ferid Susurit, Ymridin Çengajt, Hamit Thaçit, Tahir Gashit, Skënder Latifit, Alajdin Xhezairit, Besnik Kastratit e të Bashkim Sukës me shokë, të cilëve ende nuk u dihen nishanët, nga Prizreni i Remzi Ademajt, kishin arritur nënat, motrat, etërit, vëllezërit dhe farefisi i madh prej viseve të ndryshme të Trojeve Etnike, për t’i përcjellur “Djemtë e Vrrinit” ashtu siç renditi rapsodia popullore. Atë ditë, në muzgun e mbrëmjes, në fshatin Pagarushë u hapën varret për Dëshmorët e Vrrinit por edhe frymuan zemrat e krenarisë kombëtare e të qëndrimit burrëror të nënave, të motrave e të bashkëshorteve të cilat i forconin bonjakët e dëshmorëve c’të rrinin pranë arkivoleve të etërve të rënë Lugjeve të Jeshkovës e të sjeilur në zemrën e Zonës së Lirë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – në Pagarushën e Malishevës.

Edhe fshati Pagarushë, i cili ato ditë kishte luftime dhe përgatitej për “Pranverën e Përgjakshme” të cilën e paralajmëronin paramilitarët e Hoçës së Madhe e të Rahavecit, atë ditë marsi vlonte prej popullatës së madhe e cila kishte arritur për ta kaluar Qafën e Madhe e Qafën e Vogël të Pagarushës dhe ishte Inbledhur te Livadhi i Spahisë, bri Xhamisë së Katundit për t’u ngritur shtëpitë e amshueshme bijëve të kombit, djelmoshave të zgjedhur nëpër Vrri e Anadri. Ndërsa, më 15 shtator të vitit 1999, në “Kopshtin e Dëshmorëve” në Landovicë, me solemnitete për Burrat e Kombit, rivarroset dëshmori i kombit Bashkim Ismajl Suka, së bashku me “Djemtë e Jashkovës”. Në krye të kortezhit për beqarin-dëshmor, të cilin e rriti np skamje, por me dinjitet e mburrje, hapëronte nëna Halime me Florinë, motër e vetme e dëshmorit Bashkim Suka. Bashkim Suka, djalosh kallushan, me flokë-ngjyrë-gështenjë, i lindur dhe i rritur në një familje me tradita patriotike, humane e mikpritëse, edhe vetë ishte shumë human e tejet i vendosur. Përherë rrinte i buzëqeshur, i afërm si me shokët e lagjes ndërsa ishte çapkën-çuni e i këtillë mbeti edhe me bashkëluftëtarët. Kishte talent për art, veçanërisht për muzikë e shquhej edhe me shkathtësi për mekanikë precize. Vetë e pati punuar një pistoletë për qitje me një fyshek dhe një pushkë gjuetie e sot prindët i ruajnë në koleksionin e kujtimeve për dëshmorin. Po në dhomën e pritjes gjendet edhe një fletore-ditar me fragmente nga jeta e dëshmorit Bashkim Suka, ndërsa nëna Halime ia ruan çiftelinë dhe një qafore me medaljon luftëtari. Të gjitha këto sajo-jnë një muzeum në miniaturë e në krye të tyre qëndron një pano me portretet e “Djemve të Jeshkovës” që ranë më 11 mars të vitit 1999. Dëshmorit të kombit Bashkim Suka dhe “Djemve të Jeshkovës”, mu në fshatin Jeshkovë, u është ngritur Lapidari i Përbashkët i cili do ta kujtojë Betejën e Jeshkovës, heroizmin e luftëtarëve të Vrrinit dhe legjendën për këtë epope të madhe.

Edhe mbi varrin e dëshmorit, në pIlakë mermeri ndodhen një mesazh dhe shënime modeste për Bashkim Ismajl Sukën, pranë të cilit pushojnë edhe Hyseni, Hajdari, Feridi, Ymridini, Hamiti, Tahiri, Skënderi, Alajdini e Besniku duke pritur me vite që tiu bashkohen shokë të tjerë që morën përjetësinë në Batejën e Jeshkovës. Edhe një rrugë në qytetin e Abdyl Frashërit mban me krenari emrin e dëshmorit Bashkim Suka, ndërsa me shkrimet e veta, dëshmorin e kanë përkujtuar: Zafir Berisha e Muhamet Krasniqi e me një rapsodi të bukur portretin e “Djemve të Vrrinit” e skaliti edhe Luan Krasniqi. Dhe sot, sa herë përkujtohet Jeshkova; historia dhe krenaria kombëtare, përkujtohen edhe të rënët në altarin e lirisë dhe kështu Jeshkova-krenare, Gjeçi i sotshëm, radhitet pranë Prekazit e Gilogjanit, ndërsa Bashkim Suka me shokë mbetet luftëtar, ndër më emblematikët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (S. C.)

Kontrolloni gjithashtu

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …