Bashkim Jashari: Siguria globale s’ka qenë kurrë më e sfiduar, andaj po vazhdojmë rrugëtimin drejt ngritjes së kapaciteteve të reja

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka deklaruar  se siguria globale s’ka qenë kurrë më e sfiduar dhe për këtë shkak  po vazhdojmë  rrugëtimin drejt ngritjes së kapaciteteve të reja. Ai ka vlerësuar lart ndihmën e parterëve ndërkombëtarë në ngritjen e kapaciteteve ushtarake të Kosovës, duke theksuar se ka ardhur koha që ushtarët e FSK-së të shkojnë drejt një niveli tjetër të avancimit. Kam theksuar vazhdimisht që ne trajnohemi, stërvitemi vetë me shtetet e NATO-s dhe ky është tregues i seriozitetit tonë për fokusin tonë strategjik për anëtarësim në aleancën më të rëndësishme ushtarake në botë. Vetëm kështu mund të jemi gati që t’i shërbejmë paqes dhe parandalojmë luftërat”, ka thënë Bashkim Jashari në aktivitetin që është mbajtur në Prishtinë, ku kanë marrë pjesë zyrtarët e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Forcës së Sigurisë, ambasadorë dhe atashe ushtarakë nga vendet mike. (EO)

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …