leoni

Bashkim Nurboja i preferuari i Albin Kurtit dhe i Vetëvendosjes emërohet në krye të Bankës Qendrore të Kosovës

Bashkim Nurboja i preferuari i Albin Kurtit dhe i Vetëvendosjes emërohet në krye të Bankës Qendrore të Kosovës

Bordi i Bankës Qendrore të Kosovës ka mbajtur një mbledhje, ku ka vendosur që kryetari i këtij bordi, Bashkim Nurboja, të marrë përkohësisht postin e Guvernatorit. Nurboja ka qenë kandidat i Vetëvendosjes  për kryetar të Pejës në vitin 2017 dhe kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e vitit 2019. Në Qeverinë Kurti 1, Kryeministri Albin Kurti e kishte emëruar Nurbojën zëvendës-ministër në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal. Gjithashtu, vendim është marrë që dy anëtarët joekzekutivë të marrin përkohësisht postet e zëvendës-guvernatorëve. Në komunikatë thuhet se vendimi është marrë me qëllim të sigurimit të vazhdimësisë së përmbushjes së objektivave të Bankës Qendrore të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE miraton rritjen e çmimit të energjisë elektrike deri në 16%

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e …