Është mbajtur seanca solemne kushtuar 24 marsit 1998-1999 në Komunën e Deçanit. Kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj tha se simbolika e mbajtjes së kësaj mbledhje është guximi i gjithë të rënëve. “Është diçka mbi njerëzore që të ketë prapë guxim për të luftuar për këtë liri. Në këtë organizim familja Jasharaj dhe epopeja e Drenicës e mori goditjen më të tmerrshme pas Likoshanit dhe Qiriezit. Dhe ndodh edhe 24 marsi që në simbolikën e vet, popullit i ngjall guximin dhe shpresën dhe protagonisti është Ramush Haradinaj. Ky qytet ka shumë dhimbje, djegie, masakrime e dhunime”, tha ai. Ramosaj theksoi se 24 marsi i vitit 1999 kujton përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që njerëzit të kthehen dhe të jetojnë të lirë. Dimensioni i tretë sipas tij është shtetndërtimi dhe ideali i të gjithëve. Më tej, ai tha se qytetarët duhet t’i kapin për fjalë të gjithë ata që kanë mashtruar për tërë këto vjet vendin. 22 vjet më parë u vënë themelet e shtetit të ri të Kosovës, pas rënies së e tre dëshmorëve, Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …