Bashkim Ramosaj: Komuna e Deçanit ka fituar të drejtën për shfrytëzimin e tokave në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”

Fitimi i të drejtës për shfrytëzimin e tokave në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” është një hap i madh për zhvillimin dhe promovimin e zonës së Deçanit. Vendimi për hartimin e Planit Rregullues të hollësishëm është rezultat i një pune të gjatë dhe të palodhshme të autoriteteve lokale. Kjo hapësirë e bukur natyrore do të ketë tani mundësi për të zhvilluar turizmin e eko-turizmin në mënyrë që të sigurohet mirëqenia e komunitetit lokal dhe të rritet ekonomia e zonës. Gjithashtu, është e rëndësishme që ky zhvillim të kryhet në mënyrë të qëndrueshme dhe të respektojë mjedisin dhe trashëgiminë natyrore të parkut kombëtar. Në bazë të Vendimit Nr. 10663 për hartimin e Planit Rregullues të Hollësishëm për pronat e shpallura me interes publik në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, miratuar nga Kuvendi Komunal i Deçanit, datë 29.03.2024, pranuar në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në pajtim me Rregulloren (QRK) Nr. 06/2021 për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores (QRK) Nr.10/2019 për shqyrtimin administrativ të akteve të komunave dhe miratuar nga MAPL. Çdo ditë e më shumë po arrijmë atë që kemi ëndërruar gjithmonë! Ka shkruar ndër të tjera kryetari i komunës së Deqanit z. Bashkim Ramosaj lidhur me këtë vendim.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …