Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar për përfshirjen e Manastirit të Deçanit në listën e shtatë monumenteve më të rrezikuara nga organizata “Europa Nostra”. Ai me anë të një postimi ka thënë se Manastiri i Deçanit nuk është cënuar asnjëherë nga qytetarët shqiptarë të Deçanit, por përkundrazi. Ramosaj ka nënvizuar po ashtu faktin se në këtë Manastir nuk është shënuar asnjë incident që nga viti 2005. “Për këtë kan të dhëna edhe institucionet e sigurisë , KFOR, Policia e Kosovës dhe kjo dëshmohet edhe nga raportet e KKSB-së”, ka shkruar ai.
