Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj

Bashkim Ramosaj në të tretën herë nominohet për kryetar të komunës së Deçanit

Këshilli i Përgjithshëm dhe Kryesia e AAK-së, dega në Deçan, në mënyrë unanime kanë marrë vendim për ta nominuar kandidat për kryetar komune, kryetarin aktual të komunës, njëherit kryetarin e degës së AAK-së Bashkim Ramosaj. Sipas njoftimit të degës së AAK-së në Deçan, ky vendim vjen me vullnetin e plotë të të gjitha strukturave drejtuese të AAK-së në Deçan, “në respektim të vullnetit të mirë, dhe mbështetjes së jashtëzakonshme të të gjithë qytetarëve deçanas, atyre që jetojnë në Kosovë dhe në diasporë, për punën dhe angazhimin e madh të kryetarit aktual z. Bashkim Ramosaj!”. Performanca e jashtëzakonshme e treguar gjatë këtyre viteve të qeverisjes së kryetarit Ramosaj, realizimi i shumë projekteve të mëdha e kapitale të Deçanit, përmirësimi i jetës së qytetarëve, realizimi i shumicës së premtimeve, dhe përkushtimi për realizimin e tërësishëm të kërkesave dhe nevojave të qytetarëve tanë, hapja e perspektives zhvillimore të komunës sonë, dhe angazhimi i tij i jashtëzakonshëm për ta bërë realitet Deçanin që e duan qytetarët e komunës sonë, ka bërë që kryetari Bashkim Ramosaj të jetë kandidati me i denjë dhe i pa konkurrencë për ta udhëhequr Deçanin edhe për një mandat”.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …