Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj

Bashkim Ramosaj: Të bëhen mirë llogaritë paraprake, mbyllja totale do ta dëmtonte rëndë ekonominë e vendit

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj është kundër shtrëngimit të masave, të paralajmëruar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Sipas tij, kjo do të dëmtonte rëndë ekonominë e vendit, për çka thotë se do të duhej të bëheshin kalkulimet paraprake. Në kohën kur në Kosovë janë rritur dukshëm shifrat ditore të të infektuarve me COVID-19, është paralajmëruar, se do të merret vendim që nga data 6 prill deri më 12 prill të mbyllen lokalet e gastronomisë dhe qendrat tregtare. Por një gjë të tillë nuk po e sheh si zgjidhje kryetari i Deçanit, pasi sipas tij në ketë mënyrë do të dëmtohej rëndë ekonomia e vendit, përfshirë ekonomitë familjare dhe bizneset. Ai thotë se duhet të gjendet një zgjidhje për të dalë nga kjo situatë, pa shkuar me mbyllje totale. Megjithatë, Ramosaj shprehet i gatshëm të zbatojë vendimin që e merr Qeveria e Kosovës, qoftë edhe shtrëngimi i masave me mbyllje të gastronomisë për disa ditë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …