Në kuadër të aktiviteteve të Panairit Veror, organizuar nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, u mbajt tryezë shkencore me temën: Turizmi në Deçan, ku u paraqitën shtatë kumtesa, nga njerëz kompetent, profesionistë të fushës së turizmit dhe trashëgimisë.
Prof. Dr. Halil Bajrami me temën: Burimet Turistike në funksion të Zhvillimit Ekonomik;
Prof. Dr. Hysen Sogojeva me temën: Valorizimi turistik i Bjeshkës së Belegut;
Prof. Dr. Bedri Millaku me temën: Via Dinarica;
Prof. Dr. Bekim Vishaj me temën: Trashëgimia Kulturore në funksion të turizmit;
Msc. Bajram Tahiraj me temën: Toponomia e Bjeshkëve të Deçanit;
Albion Nikçi me temën: Turizmi malor në Deçan;
Msc. Adem Lushaj me temën: Rruga Deçan-Plavë në shërbim të zhvillimit të turizmit.
Falënderim të veçantë kam për profesionistët dhe njohësit e fushës së turizmit, të cilët i janë përgjigjur ftesës për të dhënë mendimin e tyre shkencor në këtë tryezë!