Bashkimi Demokratik për Integrim në vazhdën e takimeve parazgjedhore qëndroi në qytetin e Dibrës ku prezantoi kandidatin për kryetar të Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata dhe listën e këshilltarëve. Tubimin e hapi shefi i shtabit komunal zgjedhor të BDI-dega Dibër, Ramadan Imeri, i cili përshëndeti të pranishmit, kryetarit Ali Ahmeti i uroi mirëseardhje dhe raportoi për punën e deritanishme të shtabit. Fuat Spahiu, bartësi i listës për këshilltarë të BDI-së, në fjalën e tij tregoi se do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe se nuk do i zhgënjejë ata që ia dhanë besimin për të qenë përfaqësuesi i tyre.
Kandidati për kryetar të Komunës së Dibrës, z.Ruzhdi Lata duke i falënderuar të pranishmit për prezencën, i uroi mirëseardhje kryetarit Ahmeti dhe e falënderoi për besimin e dhënë që edhe një mandat të jetë kandidat i BDI-së për Komunën e Dibrës. z.Lata në fillim të fjalës së tij foli për të arriturat katër vjeçare në krye të komunës, të arritura që ndryshuan fytyrën e qytetit të Dibrës, duke vazhduar pastaj me premtimet qe janë pjesë e programit te tij katër vjeçare. Nga premtimet qe janë pjesë e programit që parasheh investime mbi 22 milion eurosh, z. Lata veçoi sistemin e vaditjes, kopshtin e ri për fëmijë, sheshin “Skënderbeu”, rezervuarin për ujë të pijshëm pijshëm dhe asfaltimin, riasfaltimin dhe plakëzimin e të gjitha rrugëve dhe rrugicave të qytetit.
Në fund të takimit, në fjalën e tij që e nisi me përshëndetje të ngrohta për të gjithë mërgatën shqiptare kudo ato ndodhen, Amerik, Europë e Australi, lideri i BDI-së Ali Ahmeti foli për krizën politike 2 vjeçare në Maqedoni dhe rolin e BDI-së në atë krizë. I bindur se ne këto zgjedhje lokale BDI do të jetë fituese absolute, sidomos në Dibër, që sipas z.Ahmeti , do të fitojë që në raundin e parë. E përgëzojmë z.Lata për punët e bëra gjer tani në shërbim të mirëqenies qytetare të Dibrës, për çka e ka pasur mbështetjen time dhe Ju siguroj se do ta ketë mbështetjen time dhe te gjithë BDI-së në projektet qe ai i parasheh për Dibrën në katër vjeçarin e ardhshëm”, tha lideri Ahmeti. Në fund kryetari Ahmeti kërkoi nga dibranët që të mbështesin Ruzhdi Latën sepse me fitoren e tij, fitojnë të gjithë, fiton Dibra.