Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson së ishte një proces zgjedhor korrekt dhe demokratik i votimit

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson së ishte një proces zgjedhor korrekt dhe demokratik i votimit

Bashkimi Demokratik për Integrim, vlerëson se dita e sotme e votimeve për zgjedhjet lokale, kaloi në një atmosferë mjaft të qetë, korrekte dhe demokratike, të pranueshme për BDI-në. Sipas BDI-së, qytetarët e Republikës së Maqedonisë, me këto zgjedhje, dhanë provën më të madhe se janë në vijë të përcaktimeve strategjike euro perëndimore, për të krijuar komuna të forta, të qëndrueshme dhe të zhvilluara ekonomikisht.

“Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit e drejtpërdrejtë të procesit zgjedhor, që me sjelljet dhe aktivitetin e tyre konkret, mundësuan që të kemi një garë të denjë dhe zgjedhje sipas standardeve evropiane. Respekt të veçantë meritojnë të gjithë aktivistët tanë dhe struktura e lartë partiake, të cilët u angazhuan me sinqeritetin më të madh, për fitoren e kandidatëve të Bashkimi Demokratik për Integrim nëpër komunat ku garojmë”,  ka deklaruar Arbër Ademi zëdhënës i Shtabit Qendror Zgjedhor të BDI-s në një konferencë për media. Në bazë të vlerësimeve BDI thotë se është partia favorite për fitore bindëse në komunat ku kanë garuar

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …