Peter Stano: Bashkimi Evropian ka vendosur një sërë masash ndaj Kosovës, ndërsa jemi duke e monitoruar Serbinë

Bashkimi Evropian, 9 janarin e Republikës serbe në Bosnje e Hercegovinë e konsideron si festë antikushtetuese

Data 9 janar, e cila në entitetin e Republikën Serbe të Bosnje e Hercegovinës festohet  si Dita e Republikës, është  festë antikushtetuese, ka deklaruar  zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Ai i përsëriti se blloku evropian e mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnje e Hercegovinës si shtet të bashkuar, duke theksuar se në Bruksel dënojnë çdo përpjekje apo retorikë ndarëse. Pozicioni i BE-së ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë i qartë për Bosnje e Hercegovinën. Ai pozicion është sovraniteti, integriteti territorial dhe rendi kushtetues duhet të respektohet. Të gjithë në Bosnje e Hercegovinë duhet ta kenë parasysh këtë. Të gjithë duhet të përmbahen nga retorika që vë në dyshim këto parime, sidomos në Republikën Sërpska”, tha Stano. Sa i përket cilësimit të 9 janarit si festë jokushtetuese, Stano tha se ky cilësim bazohet në vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës. Kjo datë është antikushtetuese edhe për BE-në. Gjykata Kushtetuese e Bosnjës,  dy herë është shprehur se shpallja e kësaj date si ditë feste në Republikën Sërpska nuk është në përputhje me rendin kushtetues të Bosnje e Hercegovinës”, tha Stano.

 

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE miraton rritjen e çmimit të energjisë elektrike deri në 16%

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e …