Shefi i Zyrës së BE-së dhe Shefat e misioneve të shteteve Anëtare të BE-së në Kosovë përmes një komunikate për media kanë thënë se po i ndjekin me vëmendje të madhe përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Të njëjtët kanë kërkuar që procesi zgjedhor të jetë transparent e zgjedhjet e besueshme dhe përfshirëse. BE ka dërguar një Mision të Ekspertëve të Zgjedhjeve në Kosovë që mbulon të gjithë procesin e përgatitjes së zgjedhjeve, votimit dhe numërimit, duke përfshirë fazën e ankimimit. EEM do ta përgatitë një raport për zgjedhjet duke përfshirë rekomandimet se si të përmirësohet dhe forcohet më tej procesi zgjedhor”, thuhet në komunikatë.
