Këshilli i Bashkimit Evropian ka përpiluar raportin për darkën joformale të liderëve të Ballkanit Perëndimor, ku mori pjesë edhe kryeministri, Albin Kurti. Një prej pikave kryesore që përmendet në këtë raport është edhe vendimi i Qeverisë së Kosovës për lehtësimin e lëvizjes në Ballkanin Perëndimor. Ky vendim lejon që qytetarët të lëvizin vetëm me letërnjoftime nëpër rajon dhe ka qenë një ndër pikat e kornizës së Tregut të Përbashkët Rajonal për Ballkanin Perëndimor apo siç njihet “Mini-Shengeni”. Bashkimi Evropian e cilëson këtë vendim si përkushtim personal të kryeministri të Kosovës, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …