Oliver Varhelyi

Bashkimi Evropian e shpërblen Serbinë me 600 milionë euro për ndërtimin e hekurudhës, Nish Beograd

Komisionari për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi ka bërë me dije se BE-ja dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e rrjetit hekurudhor që do të lidh Beogradin me Nishin. Ai ka thënë se ky është një prej projekteve më të mëdha të transportit që do ta lidh Serbinë me Bashkimin Evropian. Aleksandër Vuçiq, ka thënë me këtë rast  se Bashkimi Evropian  i ka dhuruar Serbisë me një ahpërblim prej 600 milionë eurosh për ndërtimin e një pjese të hekurudhës me shpejtësi shumë të madhe. Kjo ndihmë e BE-së vjen vetëm një ditë pasi në Bruksel janë takuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kanë pranuar planin evropian  Temë e diskutimit ishte plani franko-gjerman, në të cilën palët janë pajtuar gojarisht rreth këtij plani.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …