Bashkimi europian ka uruar Qeverinë e re të Kosovës me Avdullah Hotin në krye thotë se mezi pret punën tonë të përbashkët për të avancuar marrëdhëniet BE-Kosovë. “Pandemia e koronavirusit do të mbetet një sfidë e përbashkët për të ardhmen e parashikueshme dhe BE do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës dhe njerëzve të saj. Ne gjithashtu duam ta shohim Kosovën përpara në rrugën e saj europiane. Kjo do të kërkojë përpjekje të vendosura për reforma për të forcuar sundimin e ligjit, veçanërisht luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe për të promovuar zhvillimin socio-ekonomik”, thuhet në deklaratë.
