Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se nëse situata në veri nuk ndryshon, pritet të vendosen sanksione të reja ndaj Kosovës

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se nëse situata në veri, nuk ndryshon, duke iu referuar hapjes së  njëanshme të Urës së Ibrit dhe aksionit për mbylljen e degëve të postës serbe në veri, do të vendosën masa të reja ndaj Kosovës. Këtë e tha sot në një adresim të paparalajmëruar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Ne e kemi thënë atëherë se këto masa mund të zgjaten apo të hiqen pavarësisht zhvillimeve të situatës”. “Pra, çfarë do bëjmë? – kemi masa në fuqi dhe këto masa mund të shtohen nëse akterët evropianë janë mendimit se ato duhet të shtohen”, është shprehur Stano. Ai mes tjerash ka shtuar se mbi këto zhvillime, pro qëndrimeve të BE-së janë edhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë të Kosovës. Shpresojmë se më në fund do ta dëgjojnë mesazhin dhe do na ndalojnë të marrim në konsideratë se çfarë masa do shohim të marrim nëse situata nuk ndryshon, ka saktësuar, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …