Bashkimi Evropian ka publikuar Deklaratën për të Zhdukurit, mbi të cilën kanë arritur pajtim në Bruksel kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ata janë pajtuar për të dhënë informacione të nevojshme lidhur me gjetjen e personave të zhdukur nga 1 janari i vitit 1998 deri me 31 dhjetor 2000. Gjithashtu, theksohet se do të përdoret edhe teknologjia LIDAR për identifikimin e varrezave masive, për të përdorur të dhënat satelitore dhe teknologji të tjera të avancuara në zbulimin e varrezave masive. Duke theksuar rëndësinë e zgjidhjes së fatit të personave të zhdukur të mbetur për t’i afruar vuajtjet e të dashurve të tyre dhe për të nxitur pajtimin dhe paqen e qëndrueshme, Duke pasur parasysh se kjo Deklaratë ndjek mirëkuptimin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, për Personat e Zhdukur, i cili përfshin personat e zhdukur me forcë, Duke kujtuar se të gjitha kategoritë e Personave të Zhdukur, do të trajtohen me prioritet të barabartë, Duke e njohur çështjen e Personave të Zhdukur si çështje humanitare dhe duke vënë në dukje nevojën urgjente për përpjekje shtesë për të lehtësuar vuajtjet njerëzore të familjeve të të zhdukurve.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …