Bashkimi Evropian ka reaguar kundër rezolutës së miratuar sot nga Kuvendi i Kosovës, përmes së cilës kërkohet pezullimi i dialogut me Serbinë, deri në lirimin e Ramush Haradinajt, i cili po mbahet nën masën e izolimit në Colmar të Francës. BE thotë se thirrja për pezullimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, “nuk i kontribuon normalizimit të marrëdhënieve dhe nuk është në linjë me përkushtimet e vazhdueshme të bëra nga Kosova”. Në deklaratën e BE-së po ashtu thuhet se Kosova gjithmonë ka qenë e përkushtuar në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë “për hir të njerëzve të saj por edhe sepse përparimi në dialog është përparim e saj në rrugën drejt BE-së”. BE-ja kërkon që dialogu me Serbinë të bëhet krejtësisht për qëllimet e Beogradit, në mënyrë që ta përfitojë Serbinë në BE dhe këtë ta arrijë duke e shkelur Kosovën në të gjitha segmentet. Mbase është koha që politikanët tanë, të ekzaltuar dhe të dashuruar në BE ta kuptojnë njëherë e mirë se dialogu me Beogradin zyrtar po bëhet për hir të Serbisë dhe kurrsesi për ndonjë interes të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …