RKL: Dilema e Serbisë për pozicion definitiv me Rusinë apo me Perëndimin po thellohet edhe më shumë

Bashkimi Evropian ka vendosur që ta sanksionojë Serbinë për shkak të mbështetjes së Rusisë në luftë kundër Ukrainës

Serbia më në fund ka nisur t’i ndiejë pasojat si rezultat i mbështetjes së Rusisë në luftën  e saj ndaj shtetit dhe popullit ukrainas. Bashkimi Evropian ka vendosur  pakon e tetë të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë.  Serbisë i është hequr privilegji i të importuarit naftë, gaz e produkte të tjera nga Rusia. Ky vendim i bllokut evropian është ndëshkim i Serbisë për mos rreshtimin, apo mos përafrimin e saj me sanksionet e BE-së kundër Rusisë. “Ajo që ka ndodhur është që në fakt, për vendet e treta, ka pasur një përjashtim që i mundësonin që i mundësonte këtyre vendeve, të vazhdonin të furnizonin me naftë dhe produkte të tjera të papërpunuara, të naftës apo gazit, që vinin nga Rusia” thotë një burim i Televizionit ABC.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …