BE-ja

Bashkimi Evropian kërkon nga Kuvendi i Kosovës ta miratojë buxhetin për vitin 2021 para se të shkohet në zgjedhje

Në reagimin e parë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Qeverinë e kryeministrit Avdullah Hoti, Bashkimi Evropian bëri thirrje për miratimin e buxhetit përpara zgjedhjeve të reja parlamentare të cilat pritet të mbahen shumë shpejt. “Jemi në dijeni për vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe presim botimin e plotë të këtij vendimi. Tani u takon institucioneve të Kosovës që t’i bëjnë hapat e ardhshëm përkatës, në përputhje me vendimin”, tha një zëdhënës i BE-së, duke shtuar se BE-ja “do të vazhdojë të angazhohet me të gjithë në Kosovë, për të promovuar agjendën e integrimeve evropiane dhe reformat e nevojshme”. “Është posaçërisht e rëndësishme që buxheti për vitin 2021 të miratohet dhe kalohet nga kjo përbërje e Kuvendit, sa më parë që të jetë e mundur”, tha zëdhënësi i BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Përplasje verbale në Kuvendin e Prishtinës për Planin Zhvillimor Komunal 2025–2033

Një përplasje verbale ka ndodhur sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës ndërmjet ish-nënkryetarit Dardan Sejdiu …