Bashkimi Evropian kërkon nga Qeveria e Kosovës që të tërheq investitorët e huaj

Tomash Sznyoug: Bashkimi Evropian kërkon nga Qeveria e Kosovës që të tërheq investitorët e huaj

Këshilli i Investitorëve Evropianë ka mbajtur sot një konferencë për media me rastin e 5-vjetorit të hyrjes në fuqi të MSA-së. Me këtë rast shefi i zyrës së BE-së, Tomash Sznyoug, tha se kjo është një marrëveshje shume e rëndësishme si për Kosovën, po ashtu edhe për BE-në. Sipas tij, MSA-ja ndihmon Kosovën që ta forcojë demokracinë dhe të ketë institucione stabile. Prandaj ai ka kërkuar që Qeveria Kurti të marrë masa konkrete për të tërhequr investitorët e huaj. “Qeveria duhet të marrë masa konkrete për të tërhequr investitorët huaj. Është një marrëveshje e rëndësishme për Kosovën dhe BE-në. Marrëveshja ndihmon Kosovën që të forcojë demokracinë dhe të ketë institucione stabile. Marrëveshja ndihmon Kosovën në shumë sektorë”, ka shtuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …