Bashkimi Evropian ka konfimrur zyrtaisht se Policia e Kosovës ka mandat për të hetuar sulmin e 24 shtatorit, në Banjskë të Zveçanit. Zëdhënësi, Peter Stano ka deklaruar para gazetarëve se sulmi ka ndodhur në territorin e Kosovës dhe natyrisht që hetimet janë në kompetencë të Policisë së Kosovës, me të cilët ne kemi bashkëpunim shumë të mirë. Policia e Kosovës është në kontakt të ngushtë me misionin tonë, EULEX, tha Stano. BE-ja ka qenë shumë e qartë, se është në pritje të rezultateve të plota të hetimeve, që ta ketë një pasqyrë të qartë të asaj që ka ndodhur, dhe në bazë të tyre të marrin vendime vendet anëtare, përfshirë edhe ndonjë masë të mundshme ndaj Serbisë. Dhe në këto rrethana ne presim një bashkëpunim të plotë dhe pa kushte nga ana e Serbisë, saktësoi, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …