Bashkimi Evropian konfirmoi se u ka bërë ftesë Kosovës dhe Serbisë për një takim më 27 shkurt në Bruksel, për të biseduar lidhur me çështjen e dinarit, pasi Banka Qendrore e Kosovës në fillim të këtij muaji e ndaloi përdorimin e tij për pagesa me para të gatshme, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Përfaqësuesi i lartë Joseph Borrell pati takime me kryetarin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Munih, javën e shkuar, ku u diskutua kjo çështje. Si rrjedhojë e këtij takimi, i dërguari i posaçëm Mirosllav Lajçak i ftoi dy palët që të vinë në Bruksel me 27 shkurt, sqaroi Peter Stano. Ndërkohë, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, e refuzoi ftesën e Brukselit për të biseduar lidhur me çështjen e ndalimit të përdorimit të dinarit serb, në Kosovë, duke arsyetuar se nuk është takim ku duhet të shkojë për arsye se çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut, madje ai shtoi se Lajçaku, me dërgimin e kësaj ftese, kishte shkelur parimet që i ka vendosur vetë në vitin 2021. Zëdhënësi i BE-së Peter Stano e kritikoi deklaratën e Bislimit për Lajçakun si të papranueshme dhe shtoi se festa e tij nuk specifikonte se kush prej cilës palë duhej të merrte pjesë në takimin e ftuar për 27 shkurt.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …