Bashkimi Evropian konsideron se hapja e Urës mbi Lumin Ibër të diskutohet në kuadër të dialogut me Serbinë. Sa i përket paralajmërimeve të zyrtarëve qeveritar të Kosovës se po punohet drejt hapjes së urës mbi lumin Ibër, zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, në një paraqitje për media ka theksuar se Brukseli asnjëherë nuk i komenton paralajmërimet e veprimeve. Asnjëherë nuk spekulojmë me skenarë hipotetikë pasi qëndrimi ynë i përgjithshëm është se marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut duhet të zbatohen, ky është një detyrim i kahershëm për të dyja palët. Dhe çfarëdo hapash dhe veprimesh që do të ndërmerren që kanë ndikim në njërën ose tjetrën anë, duhet të zgjidhen, të diskutohen dhe të çohen përpara në kuadrin e dialogut në Bruksel, ka deklaruar Stano.
Kontrolloni gjithashtu
Enver Hoxhaj përjashton mundësinë e koalicionit në mes PDK-së dhe Vetëvendosjes pas zgjedhjeve të ardhshme
Nënkryetari i PDK, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se nuk sheh mundësi për një koalicion qeverisës …