Bashkimi Evropian nuk do t’ia heqë Kosovës sanksionet, edhe pas zvogëlimit të numrit të policëve përreth komunave veriore. Brukseli zyrtar konsideron se duhen edhe hapa të tjerë për t’ia hequr masat ndëshkuese, të cilat iu vendosen Kosovës pas tensionimit të situatës në veri, që nisi në maj, me futjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe. Masat nuk nuk u hoqën as kur Qeveria pranoi marrëveshjen për ta shtendosur situatën në veri, sipas propozimeve të BE-së. Nga Qeveria e Kosovës, kryesisht nga Kryenegociatori në dialogun teknik me Serbinë, Besnik Bislimi, janë adresuar ankesat se BE-ja nuk po ia heq sanksionet Kosovës, për të cilat u tha se ishin të përkohshme. Me 1 korrik, nga Zyra e Mediave të BE-së ka saktësuar se masat e vendosura ndaj Kosovës ishin të përkohshme dhe të kthyeshme, në varësi të zhvillimeve në terren dhe vendimet për shtendosje që priteshin të merreshin nga Qeveria e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …