Bashkimi Evropian, nga frika e reagimit politik në vendet anëtare, nuk mund të pajtohet më për të dhënë garanci për anëtarësimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, citon agjencia e lajmeve Reuters katër diplomatë të bllokut dhe një dokument të brendshëm. Lajmi vjen përpara një samiti të BE-së dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor – Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës – që do të mbahet më 6 tetor në Slloveni. Sipas një draft-deklarate të datës 11 shtator dhe të parë nga agjencia Reuters, në këtë samit, BE-ja ka planifikuar të përsërisë premtimin e saj të bërë 18 vjet më parë, për “mbështetjen e saj të qartë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”. Por, kjo draft-deklaratë ka kaluar në së paku dy raunde bisedimesh pa marrëveshje, thanë diplomatët. Reuters shkruan se ky mospajtim në BE “përkon me shpërthimin e tensioneve në kufirin Kosovë-Serbi”. Kriza atje ka nisur më 20 shtator, për shkak të disa masave të reciprocitetit që Kosova i ka vënë Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …