Bashkimi Evropian pret nga Beogradi një dokument juridikisht obligues me Prishtinën, pas të cilit Serbia do të mund të bëhej anëtare e Unionit, ka thënë sot presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në konferencën e shtypit me kryetarin e Parlamentit Evropian, Antonio Tajanin. Ai me këtë rast ka thënë se “Serbia është Evropë dhe është korrekte që të gjithë njerëzit në Ballkan sot të jetojnë në paqe. Ata kanë biseduar për diplomacinë ekonomike, sundimin e drejtësisë, por edhe për marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit dhe për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
