Komisioni Evropian ka reaguar ndaj komenteve të kryeministrit shqiptar, Edi Rama në Kuvendin e Kosovës. Gjatë një fjalimi, Edi Rama ka thënë se Shqipëria e Kosova mund të kenë një kryetar të përbashkët. Por zëdhënësja e KE-së, Catherine Ray, tha se këto deklarata janë të papërshtatshme. “Deklaratat që mund të interpretohen si një ndërhyrje politike në vendet fqinje nuk ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore,” është shprehur ajo. Ndërsa disa politikanë periferikë serbë kanë kërkuar që Rama të shpallet “non grata” në Serbi pas komenteve të fundit.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …